Spalletti i pafat

Futboll

Spalletti i pafat

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:28
Spalletti i pafat

Aventurë e pakëndshme për trajnerin italian të Napolit, Luciano Spalletti, të cilit i kanë grabitur makinën me të cilën kishte shkuar në grumbullimin e skuadrës, një Fiat Panda.

Tekniku napolitan e kishte parkuar mjetin e tij lëvizës jashtë parkingut ku grumbullohet skuadra në prag të ndeshjeve, megjithatë kur iu desh ta përdorte sërish, pa që Panda e tij nuk ishte më aty.

Spalletti ka njoftuar menjëherë policinë vendase, që po heton për rastin, megjithatë për momentin nuk ka asnjë të dhënë se cilët mund të jenë grabitësit e makinës së teknikut napolitan.

Episode të tilla janë të shpeshta në qytetin e Napolit, pasi disa ditë më parë grabitën makinën e bashkëshortes së mesfushorit Demme, ndërsa më herët ka pasur raste të ngjashme edhe me të tjerë futbollistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat