Matthaus: Lautaro mund të luajë për shumë vite

Futboll

Matthaus: Lautaro mund të luajë për shumë vite

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:36
Matthaus: Lautaro mund të luajë për shumë vite

Skuadra e Interit synon të vazhdojë rrugën e fitoreve në kampionat, ku këtë të dielë do të luajnë kundër Udineses. Ish mesfushori legjendar i zikaltërve, Lothar Matthaus në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për trajnerin Simone Inzagi por dhe për disa nga yjet e ekipit.

Lautaro Martinez si numri 10

“Ai numër është në fuar të sigurta. Lautaro mund të luajë për shumë vite këtu dhe në nivele të larta. Të dy kemi mbajtur numrin 10, por kemi luajtur në pozicione të ndryshme. Me Lukakun ishte një dyshe e frikshme”.

Barela kapiten i të ardhmes

“E pëlqej shumë Barelën. Ka mentaliet dhe kualitet ndryshe nga të tjerët. Jam i lumtur që luan për Interin, por ai është i aftë të luajë për klubet më të forta në botë”, u shpreh gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat