Nurmagomedov dhe Seedorf themelojnë një shkollë unike

Futboll

Nurmagomedov dhe Seedorf themelojnë një shkollë unike

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 14:45
Nurmagomedov dhe Seedorf themelojnë një shkollë unike

“K Sports Holding”, e themeluar nga dy ikona të sportit, Clarence Seedorf dhe Khabib Nurmagomedov, lancoi një akademi të re të futbollit, të quajtur “Seedorf Khabib Performance Club”, një shkollë futbolli me një metodologji stërvitjeje unike që do të kombinojë futbollin me artet e miksuara marciale (MMA).

Një strukturë ku sipas dy atletëve do t’u mundësojë të rinjve nga e gjithë bota që të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive dhe sociale, me kompaninë që synon të hapë në 5 vitet e ardhshme 10 shkolla futbolli të shpërndara në vende të ndryshme të planetit.

Khabib dhe Seedorf u takuan në vitin 2020 dhe gjetën menjëherë mirëkuptimin, pasi ndanin të njëjtën dëshirë për t’i kthyer pas shoqërisë diçka nga ajo që ata përfituan nga sporti, duke lënë një impakt në jetën e të rinjve.

Të dy janë besnikë dhe promovojnë një stil jete të shëndetshëm, diçka që duan ta transmetojnë me pasion edhe te brezat e ardhshëm/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat