Seedorf: Franck ka të drejtë të kërkojë të gjithë paratë

Futboll

Seedorf: Franck ka të drejtë të kërkojë të gjithë paratë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:17
Seedorf: Franck ka të drejtë të kërkojë të gjithë paratë

Clarence Seedorf e di mirë se çfarë do të thotë të luash në derbin e Milanos. Ish-mesfushori i famshëm holandez ka provuar të veshë fanellat e dy skuadrave të qytetit të modës, që përballen mes tyre sonte në mbrëmje.

Kuqezinjtë, aty ku kaloi vitet më të bukura të karrierës, shpreson t’i shohë në garë për titull, ndërsa nga djemtë e Simone Inzaghit pret cinizëm dhe efikasitet.

Seedorf ndalet edhe te Franck Kessie. Mesfushori afrikan ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Milanin, por rinovimi nuk po vjen, kjo si pasojë e kërkesave të larta të lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

“Franck ka të drejtë të kërkojë të gjithë paratë që dëshiron, sikurse klubi ka të drejtë të mos pranojë dhe të mbajë ekuilibrin e tij.

Unë mendoj se Franck duhet të vendosë karrierën si primare, më vonë të përpiqet të përfitojë sa më shumë në aspektin ekonomik.

Kessie ka bërë shumë mirë me Milanin, por në ndeshjet e fazës së grupeve në Champions League renditen të fundit dhe nuk më rezulton të jetë shfaqur vendimtar në fitimin e titullit kampion.

Sot ka fare pak lojtarë të pazëvendësueshëm. Sigurisht që Kessie është i rëndësishëm për Milanin dhe do bënte mirë të vinte karrierën në plan të parë, jo paratë.

Klubi nuk ka shumë gjëra në dorë, mund ta lejojë lojtarin të largohet dhe të marrë një tjetër për ta zëvendësuar.

Shpresoj që ndikimi i agjentëve të zvogëlohet dhe Kessie të marrë një vendim të mençur në fund të kësaj historie”, përfundoi Seedorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat