Dortmundit do ta bëjë një tentativë...

Futboll

Dortmundit do ta bëjë një tentativë...

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:43
Dortmundit do ta bëjë një tentativë...

Borussia e Dortmundit do ta bëjë një tentativë për të mbajtur në skuadër Erling Haaland.

Për sulmuesin norvegjez po flitet gjithnjë e më shumë në verë për një largim nga verdhezinjtë, por problemi qëndron te fakti që klubet e interesuara për Haaland duhet të plotësojnë kërkesat e futbollistit që synon një pagë vjetore prej plot 30 milionë euro.

Shifër që duhet t’ia japë edhe Borussia e Dortmundit nëse do të synojë të rinovojë kontratën me sulmuesin norvegjez.

Për momentin verdhezinjtë e kanë të pamundur të plotësojnë kërkesat ekonomike të Haaland por për të mos lejuar largimin e yllit të ekipit drejtuesit e Dortmund janë në kërkim të një sponsori të ri teknik që t’i sjellë klubit të ardhura më të mëdha, në mënyrë që të mbulojë pagën që kërkon Haaland prej 30 milionë eurosh në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat