Ajeti te Padova, zbulohen detajet e kontratës

Futboll

Ajeti te Padova, zbulohen detajet e kontratës

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 21:54
Ajeti te Padova, zbulohen detajet e kontratës

Qendërmbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Padovës, shkruan Insporti.

Ajeti kryeu vizitat mjekësore para katër ditësh dhe pas stërvitjeve të sotme, pasdite erdhi edhe zyrtarizimi.

Arlind Ajeti ishte lojtar i lirë që pas largimit nga Reggiana dhe së fundmi Padova e ka bindur dhe ka nënshkruar.

Kontrata e mbrojtësit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2022.

Në marrëveshje ka edhe një klauzolë që e rinovon edhe me një sezon marrëveshjen, nëse Padova do të ngjitet në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat