Kreshnik Uka, “Ylli i Javës”

Futboll

Kreshnik Uka, “Ylli i Javës”

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:21
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 15-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Drenica - Faqja Zyrtare , Kreshnik Uka

Qendërsulmuesi drenicas shënoi tre gola në përballjen e ekipit të tij me FC Llapi, duke u bërë lojtari i parë i cili ka shënuar hat-trick në këtë edicion.

Uka ka realizuar gjithsej 9 gola, duke u radhitur në listën e golashënuesve më të mirë të BKT Superligës, deri më sot, e njëkohësisht duke qenë lojtari më produktiv i ekipit të tij, FC Drenica.

Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet "Ylli i Javës", ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e 9-të.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Drenicës, e ndau Fatos Nishori, senior specialist në BKT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat