Osmani: E kemi kthyer traditën ndaj Teutës

Futboll

Osmani: E kemi kthyer traditën ndaj Teutës

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Osmani: E kemi kthyer traditën ndaj Teutës

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani ka folur për ndeshjen e sotme ndaj Teutës teksa në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, theksoi se e kanë kthyer traditën negative të ndeshjeve të fundit ndaj durrsakëve. Ndër të tjera, Osmani shton se kërkuan t’i bënin një surprizë Orges Shehi duke qenë se sot ka ndeshjen e 100-të si trajner, megjithatë 44-vjeçari nuk ka pranuar.

Presion pas humbjes në Laç? “Trajneri ka bërë analizën dhe më pas gjithë vëmendja ka shkuar te ndeshja me Teutën. Nuk ka presion, të gjithë mërzitemi kur nuk marrim rezultatin që kërkon klubi i Tiranës”.

Tradita nuk është e mirë me Teutën?

“Ne e kemi fituar ndeshjen e parë të sezonit, mendoj se e kemi kthyer pak traditën. Por, është një ndeshje shumë e vështirë se ata janë kampionët”.

Humbjet me Kukësin dhe Laçin- “Keqardhjen e ndjej se jam me stafin dhe lojtarët dhe në fund mendoj se nuk e meritonim humbjen me Kukësin dhe Laçin. Merkato? Për merkaton nuk jam vetëm unë, jemi shumë dhe punojmë me kujdes dhe të mos gabojmë sepse në janar është e vështirë të afrojmë lojtarë. Kam folur me trajnerin dhe e kemi grupin për ta çuar deri në fund sezonin.

Ndeshja e 100 për Shehin si trajner? “Donim t’i organizonim diçka speciale, por trajneri nuk pranoi se nuk i ka në natyrë këto surpriza”, u shpreh Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat