Kupa e Afrikës/ Guinea mposht Malavinë, Maroku e Gana ndajnë pikët

Futboll

Kupa e Afrikës/ Guinea mposht Malavinë, Maroku e Gana ndajnë pikët

Më: 10 janar 2022 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Po vazhdon të luhet xhiroja e parë e fazës së grupeve në Kupën e Afrikës.

Në kuadër të grupit B është luajtur edhe ndeshja mes Guinesë dhe Malavisë, e cila ka përfunduar me fitoren e Guinesë.

Guinea triumfoi me rezultatin 1:0, falë golit të shënuar nga I. Sylla. Ky gol u shënua në minutën e 35’ të takimit.

Guinea kështu e nis me fitore aventurën në Kupën e Afrikës 2022, dhe barazon pikët me Senegalin. Malavia ndërkohë mbetet pa pikë, sikur Zimbabveja.

Në anën tjetër, në grupin C, ndeshja e parë është luajtur mes Marokut dhe Ganës.

Kjo ndeshja ka përfunduar po ashtu me rezultatin 1:0. Skuadra e Marokut mori fitoren, me një gol të vonshëm të shënuar nga Boufal, në minutën e 83’.

Në të njëjtin grup (C) më vonë (20:00) luhet ndeshja mes Ishujve Komore dhe Gabonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat