Çmenduri në Madrid! Atletico humbjen e shndërron në fitore 

Futboll

Çmenduri në Madrid! Atletico humbjen e shndërron në fitore 

Nga: K. Goca Më: 22 janar 2022 Në ora: 22:59
Çmenduri në Madrid! Atletico humbjen e shndërron në fitore 

Çmenduri në Madrid! Atletico humbjen e shndërron në fitore!

Atletico Madridi për dy minuta e përmbysi epërsinë e Valencisë.

Atletico ka hedhur pas shpine eliminimin nga Kupa e Mbretit, sonte mezi ka fituar me rezultat 3:2 ndaj Valencisë.

Në minutën e 90+1, Valencia ishte në epërsi me 1:2 por ndodhi përmbysja.  

Për Valencinë shënuan Musah në minutën e 25-të e Duro në atë të 44-tën dhe për Atleticon Cunha në minutën e 64-të, Correa (90+1’) e Hermoso (90+3’). 

Atletico Madridi renditet në vend të katërt me 36 pikë e Valencia në të 9-tin me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat