Lewandowski i zemëruar me Messin

Futboll

Lewandowski i zemëruar me Messin

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:12
Lewandowski i zemëruar me Messin

Robert Lewandowski dhe Lionel Messi kanë qenë rival të mëdhenj këtë vit për dy çmime prestigjioze individuale.

Dy sulmuesit e jashtëzakonshëm ishin konkurrentët kryesorë për ‘Topin e Artë’ dhe çmimin futbollisti i vitit nga FIFA.

Argjentinasi Lionel Messi e fitoi ‘Topin e Artë’, i cili ishte i shtati në karrierën e tij dhe që ngjalli shumë polemika.

Ndërkohë sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski arriti ta marrë trofeun si futbollisti i vitit nga FIFA.

Pas publikimit të votave, u zbulua se Lionel Messi nuk i kishte dhënë asnjë pikë Robert Lewandowskit për çmimin e FIFA-s, derisa polaku e kishte bërë një gjë të tillë.

Për këtë ylli i Bayernit është zemëruar me Messin, dhe ka thënë se e ka të vështirë ta kuptojë atë pasi i njëjti kishte votuar për të për ‘Topin e Artë’.

“E kam të vështirë ta kuptoj. Unë votova Messin, sepse e vlerësoj atë që ai bëri në vitin 2021 dhe sigurisht më parë. Messi votoi për mua për Topin e Artë, nuk e di pse ka ndryshuar mendim më vonë. Gjithsesi nuk ankohem. E pranoj vendimin e tij”, ka deklaruar Lewa.

Tutje ylli i Bayern Munichut ka thënë se ka menduar për dy çmimet dhe se lojtari më i mirë i FIFA-së është më i vlefshëm se Topi i Artë.

“Kam menduar për këto dy çmime: Lojtari më i mirë i FIFA-s dhe Topi i Artë. Kam arritur në përfundimin, që çmimi i FIFA-s ka më shumë vlerë. Pasi tek Topi i Artë votojnë vetëm gazetarë”, u shpreh Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat