Futbollisti i 2 Korrikut siguron prova te Luzerni

Futboll

Futbollisti i 2 Korrikut siguron prova te Luzerni

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:05
Futbollisti i 2 Korrikut siguron prova te Luzerni

Këtë herë radha është për futbollistin e 2 Korrikut, Redon Arifin që ka ngjallur interesim edhe për skuadrat e mëdha evropiane, përcjell FrontOnline. 19-vjeçari tash e disa ditë është në Zvicër tek skuadra e Luzern ku po testohet.

Arifi luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka një gjatësi prej 1.94 cm.

Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës U19 dhe sigurisht që kalimi në skuadra evropiane do ta ngriste edhe më shumë nivelin e tij.

Provat i ka siguruar kompania SEM Management Zürich, Pajazit Sopi dhe Milazim Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat