Muriqi rrëmben menjëherë zemrat e tifozëve

Futboll

Muriqi rrëmben menjëherë zemrat e tifozëve

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Muriqi rrëmben menjëherë zemrat e tifozëve

Vedat Muriqi ka filluar të ketë impakt të menjëhershëm te Majorka.

Lojtari ka shënuar gol dhe ka dhuruar asist në dy ndeshjet e tij të para në La Liga, duke bërë kështu një nisje të përsosur. “Pirati“ ka rrëmbyer menjëherë zemrat e tifozëve, të cilët kanë gjetur heroin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme, një grup tifozësh kanë hapur një banderolë në tribuna.

“Ishulli i piratit“, shkruhet në të së bashku me emrin e Vedat Muriqit, si dhë një imazh i sulmuesit duke festuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat