Xhemaili zverdhet në barazimin e Zurich-ut

Futboll

Xhemaili zverdhet në barazimin e Zurich-ut

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:38
Xhemaili zverdhet në barazimin e Zurich-ut

Blerim Xhemaili, Mirlind Kryeziu e Fidan Aliti, u paraqitën titullarë për Zurich-un, të cilët mezi morën një barazim në udhëtim me rezultat 1:1 me Sionin. 

Xhemaili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të e Aliti u zëvendësua në minutën e 88-të.  

Futbollisti Cipriano i Sionit, u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 67-të.

Për Sionin shënoi Wesley (62’) e për Zurich-un Marchesano (90+7 nga penalltia).

Nga minuta e 76-të Arian Kabashi u aktivizua në radhët e Sionit. Pas javës së 22-të në Kampionatin e Zvicrës, Zurich kryeson me 50 pikë e Sioni zë pozitën e tetë me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat