Fyerje raciste ndaj lojtarit kundërshtar

Futboll

Fyerje raciste ndaj lojtarit kundërshtar

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Fyerje raciste ndaj lojtarit kundërshtar

Trajneri i Pro Vercellit, Franco Lerda, u skualifikua deri më 28 prill, pasi kishte shqiptuar fyerje raciste ndaj një lojtari kundërshtar gjatë ndeshjes mes piemontezëve dhe Renate. Trajneri italian nuk do të mund ta drejtojë skuadrën e tij deri më 28 prill. Ja vendimi disiplinor i autoriteteve futbollistike në Itali:

“Skualifikim total deri më 28 prill 2022 për Franco Lerda (Pro Vercelli) sepse në minutën e 35-të të pjesës së parë diskriminoi një lojtar kundërshtar, duke shqiptuar një epitet kundër të lartpërmendurve, që përfshin ofendim dhe diskriminim. Për këtë shkak, ai sanksionohet me 2 muaj pezullim në zbatim të neneve 13, paragrafi 2, dhe 28, paragrafi 1 dhe 3 të modaliteteve të përgjithshme të sjelljes”.

Fakti ka ndodhur në minutën e 35-të të ndeshjes ndaj Renate dhe do t’i kushtojë ish-trajnerit të Partizanit një ndalesë të detyruar prej dy muajsh, gjatë të cilëve ai nuk do të jetë në gjendje të drejtojë skuadrën në ndeshjet zyrtare.

Ish-trajneri i Vicenza, Lecce dhe Crotone, ndër të tjera, është në krye të Pro Vercelli-t që nga dhjetori i kaluar. Kjo është aventura e tij e radhës, pasi u shkarkua nga Partizani i Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat