2 Korriku pret Vllazninë

Futboll

2 Korriku pret Vllazninë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:30
2 Korriku pret Vllazninë

Sot zhvillohen ndeshje interesante të xhiros së 17-të Ligën e Parë. 

Javën e hapën dy ndeshjet e ditës së djeshme, ku Istogu barazoi 1-1 me Phoenix, teksa Vushtrria mori fitore të rëndësishme, duke mposhtur Arbërinë 3-2 në udhëtim, shkruan Gazeta Olle.

Në Grupin A, sot do të kemi tri përballje të rëndësishme.

Drenasi e pret Lirinë në “Rexhep Rexhepi”, ku pikët janë të nevojshme për të dy skuadrat.

Në ndeshjen tjetër, Besa e fundit të të tabelës pret liderin, Trepçën ‘89.

Duel interesant pritet të zhvillohet në “Riza Lushta”, atje ku Trepça do ta ketë përballë Rahovecin.

Në Grupin B, sot janë në program dy ndeshje, skuadrat e anamoravë kanë punë me dy klubet prishtinase.

2 Korriku pret Vllazninë, ndërsa Vitia i bën konak Ramiz Sadikut.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat