Lazio kërkon huazimin e Kepa Arrizabalaga

Futboll

Lazio kërkon huazimin e Kepa Arrizabalaga

Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:12
Lazio kërkon huazimin e Kepa Arrizabalaga

Lazio është duke kërkuar të transferojë portierin e Chelseas, Kepa Arrizabalaga në formë huazimi.

Pas disa viteve te Chelsea, sidomos duke qenë rezervë këto të fundit, e ardhmja e Kepas në verën e ardhshme pritet të jetë larg “Stamford Bridge”.

Që nga transferimi i Edouard Mendy te Chelsea, spanjolli nuk është titullar i padiskutueshëm për trajnerin Thomas Tuchel dhe zhvillon minuta shpesh herë vetëm në kupa të ligës.

Kështu, nga kjo situatë synon të përfitojë Lazio, që e do Kepan në formë huazimi, ku portieri do ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar te klubi londinez para disa viteve.

Lazio është në kërkim të një portieri pasi kontratat e Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinas përfundojnë në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat