Chelsea i kthen përgjigje Arsenalit

Futboll

Chelsea i kthen përgjigje Arsenalit

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:48
Broja

Nuk janë më vetëm statistika dhe shifra të pabazuara në rrugë zyrtare, tashmë kemi edhe vlerën reale të Armando Brojës.

Mediat britanike raportojnë se Chelsea i ka kthyer përgjigje interesimit të Arsenalit për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Sipas tyre, vlera që klubi londinez i kanë caktuar Brojës është rreth 58 milionë paund.

Kjo tregon qartësisht sesa e vlerëson Chelsea këtë futbollist që sipas të gjitha gjasave do të ketë mundësinë për t’i treguar aftësitë e tij edhe Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat