Granada shpërndan foton e Beratit, njeh tifozët spanjoll me vendlindjen e Uzunit

Futboll

Granada shpërndan foton e Beratit, njeh tifozët spanjoll me vendlindjen e Uzunit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:53
Granada shpërndan foton e Beratit, njeh tifozët spanjoll me vendlindjen e Uzunit

Myrto Uzuni ishte blerja në momentet e fundit të merkatos së dimrit e Granadës.

Sulmuesi shqiptar arriti të zërë menjëherë vendin e titullarit, duke u kthyer në një pjesë të rëndësishme të skuadrës. Klubi andaluzian shpërndan shpesh pjesë nga stërvitja e Myrto Uzunit, por këtë herë ka zgjedhur të ndajë me tifozët e saj edhe një kuriozitet.

Granada ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook“, ku tregon një pamje të qytetit të Beratit, njëkohësisht vendilindja e lojtarit të Kombëtares shqiptare. “Berat, vendlindja e Myrto Uzunit.

Njihet si “qyteti i 1000 dritareve“, ai është pjesë e Trashëgimisë Botërore që nga viti 2008”, shkruhet në postimin e klubit të Granadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat