Kërcënoi arbitrat në dhomat e zhveshjes, ndërhyn policia

Futboll

Kërcënoi arbitrat në dhomat e zhveshjes, ndërhyn policia

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:39
Kërcënoi arbitrat në dhomat e zhveshjes, ndërhyn policia

Pas humbjes befasuese në Ligën e Kampionëve të PSG ndaj Real Madrid,  presidenti i parizienëve Nasser Al-Khelaifi bëri diçka vërtet tronditëse dhe të neveritshme në fund, raporton Goal.

Ai dhe Leonardo shkuan me tërbim te arbitri për disa vendime të cilët sipas tyre nuk ishin si duhet. Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi ai u ndesh me zyrtarët pas ndeshjes.

COPE fillimisht raportoi incidentin, duke deklaruar se Leonardo dhe Al-Khelaifi ishin veçanërisht të revoltuar me përplasjen që Karim Benzema bëri ndaj portierit të PSG-së Gianluigi Donnarumma që çoi në golin e parë të Real Madrid.

Mediat raportojnë se gjërat u bënë aq keq, saqë u thirr policia. "Do ju vras," raportohet të ketë thënë sheiku në inat e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat