Alaba jep shpjegimin: Mos u ul në karrigen tonë!

Futboll

Alaba jep shpjegimin: Mos u ul në karrigen tonë!

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:51
Alaba jep shpjegimin: Mos u ul në karrigen tonë!

David Alaba ka hyrë në histori edhe pse nuk ishte brilant në ndeshjen që Real Madrid fitoi me shifrat 3-1 ndaj PSG. Mbape shpeshherë e kaloi austriakun, ashtu si edhe në rastin e golit që thuajse nxori jashtë loje madrilenët. Por gjithsesi, ai është kthyer në një nga lojtarët ikonë të kualifikimit për tifozerinë madrilene pas kësaj sfide për një… festim.

Kur Benzema shënoi golin e tretë, lojtari i ekzaltuar mbërtheu një nga karriget e stjuardëve të ulur rreth fushës dhe e ngriti lart mbi kokë si pjesë të festës.

Një pamje që ka bërë xhiron e botës duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edhe vetë Alaba e ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e tij me një mesazh të qartë për të gjithë at që sfidojnë madrilenët në turneun e tyre, Ligën e Kampioneve.

“Mos u ul në karrigen tonë”, shkruante mbrojtësi austriak, duke shpjeguar domethënien e atij festimi të çuditshëm që pushtoi rrjetin 3e duke hedhur dorashkën e sfidës për të gjithë ata që do të tentonin të pengonin Realin në rrugën drejt trofeut të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat