Çudia e zakonshme e Shqipërisë

Futboll

Çudia e zakonshme e Shqipërisë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:37
Çudia e zakonshme e Shqipërisë

Prej vitesh në Shqipëri reklamohet se vendi ynë ka investuar pa fund para për stadiumet. “Air Albania”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia”, jo më larg se dje lavdia e “Kukës Arena”, pa harruar stadiumin “Niko Dovana”. Gjithsesi, tej parave të derdhura lumë, derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo degdiset në Elbasan.

Pikërisht kur Dinamos i duhen tri pikët. Ama te ne kjo histori është e zakonshme, sepse është luajtur derbi në Elbasan, Kavajë, pa tifozë dhe pikërisht kur ne çajmë me propagandën që kemi stadiume.

Tirana-Dinamo në Elbasan është pa kuptim, sepse bukuria është kryeqyteti dhe jo 50 km larg.

Jo vetëm kaq, por këtë kampionat, për shkaqe nga më të ndryshmet, Partizani, Teuta, Kukësi luajnë në Elbasan.

Tirana e nisi në “Selman Stërmasi” dhe po e bitis në Elbasan. Teuta akoma nuk është kthyer në shtëpi, ndërsa për Kukësin dhimbja është drejt fundit dhe luan në stadiumin e vet në fillim të prillit. Në kryeqytet nëse FSHF ka dëshirë, hap stadiumin, në të kundërt luhet në një stadium jashtë Tiranës, paçka se bukuria e një ndeshjeje derbi është vendi ku luhet, “Selman Stërmasi” apo ish-“Qemal Stafa”, moderni “Air Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat