Tifozët i vënë zjarrin tribunës

Futboll

Tifozët i vënë zjarrin tribunës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:40
Tifozët i vënë zjarrin tribunës

Një moment kaotike u regjistrua para startit të klasikes së futbollit holandez mes Ajaxit dhe Feyenordit.

Stadiumi “Johan Cruijff Arena” ishte mbushur në kapacitet maksimal, teksa në pjesën pas porte ku ishin vendosur ultrasit vendas u ndez një zjarr i madh përpara fillimit të takimit.

Arbitri kryesor nuk sinjalizoi fillimin e sfidës deri në momentin që zjarri u shua.

Kësisoj ndeshja filloi me vonesë, teksa dy ekipet po tentojnë maksimumin në këtë duel të zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat