Sforza kundërshton Granit Xhakën

Futboll

Sforza kundërshton Granit Xhakën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:37
Sforza kundërshton Granit Xhakën

Legjenda e Kombëtares së Zvicrës, Ciriaco Sforza, flet për mediumin zviceran “Blick Kick” për performancën e Zvicrës kundër Anglisë.

Te futbollisti Granit Xhaka janë ndezur emocionet pas humbjes nga Anglia me rezultat 2:1, në miqësoren që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Wembley” të Londrës. 

Kapiteni i Zvicrës, Xhaka është shumë i mërzitur për penalltinë e dhënë pas lojës me dorë të Steven Zuber. 

“Ky rregull i duarve ka filluar të më mërzitë. Askush nuk e di se kur do të ketë penallti”, është shprehur i zemëruar Xhaka në një intervistë për “SRF”. “Më mërzit që loja humbet kështu. Ne kishim gjithçka nën kontroll deri te penalltia”.

Ciriaco Sforza është kritik ndaj fjalëve të 29-vjeçarit. “Deklaratat janë për të ardhur keq”, thotë legjenda e Kombëtares zvicerane. “Mendoj se të nesërmen do të reagonte ndryshe, do të përdorte fjalë më ndryshe”.

 “Ai është kapiteni, dëshiron të mbrojë ekipin. Por fjalët janë për të ardhur keq”.

“Pas ndeshjes vlon te lojtarët”, tha më tej.

52-vjeçari e kupton gjithsesi shpërthimin e Xhakës: “Fjalët dalin nga emocionet. Frustrimi, emocionet janë gjithmonë të larta për lojtarët pas ndeshjes. Çdo gjë vlon brenda tyre”. 

Sa i përket pyetjes së penalltisë, Sforza nuk ka dyshime: “Nëse e shihni skenën dhe e shikoni me qetësi, është një penallti e pastër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat