Mediat serbe shkruan me neveri për ndeshjen Zvicër - Kosovë

Futboll

Mediat serbe shkruan me neveri për ndeshjen Zvicër - Kosovë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:08
Mediat serbe shkruan me neveri për ndeshjen Zvicër - Kosovë

jesa dërrmuese e mediave serbe e kanë injoruar miqësoren vëllazërore të Kosovës me Zvicrën, e cila u zhvillua mbrëmë në Zurich.

Por, njëri prej mediumeve serbe, “B92” e bëri një artikull për miqësoren e mbrëmshme, e cila u mbyll baras, 1:1.

Mediat serbe shkruan me neveri për ndeshjen Zvicër - Kosovë, duke përdorur fjalën primitive e ashtuquajtura.

“Barazim i Zvicrës me të ashtuquajturën Kosovë”, është titulli i këtij mediumi serb.

Sipas shkrimit, zviceranët u bënë më seriozë kur e pësuan golin.

“Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 52-të me anë të Milot Rashicës. Më pas, Zvicra u bë serioze dhe luajti shumë më mirë duke e arritur barazimin shumë shpejt.

Në vazhdim, përzgjedhësi i Zvicrës iu dha mundësi lojtarëve që nuk luajnë shpesh për Kombëtaren, ndërsa të dyja skuadrat u mjaftuan me bjë barazim në Zurich”, shkruan “B92”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat