Gjithçka që duhet të dini për shortin e Kupës së Botës

Futboll

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Kupës së Botës

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:18
Gjithçka që duhet të dini për shortin e Kupës së Botës

Me afrimin e njërës nga garat më të famshme të futbollit, atë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, sot do të mbahet ceremonia e shortit ku do të mësojmë fazën e grupeve të kësaj gare.

Tifozët dhe shtetet nga anë e mbanë bota do të kenë mundësinë që ta përcjellin shortin e sotëm me fillim nga ora 17:30, short ky që do të mbahet në Doha të Katarit.

Në këtë short do të zbulohen 29 nga 32 pjesëmarrës që do të garojnë në Botëror, ndërsa procedurat e aprovuara nga Komiteti Organizativ i Garave të FIFA-s kanë bërë të ditur që deri tani janë kualifikuar 28 kombëtare të cilat do të shpërndahen në katër vazo.

Nikoqirët e këtij Botërori, Katari, do të mbajë pozitën A1 nga vazo e parë, ku aty do t’i bashkohen shtatë kombëtaret më të mira të kualifikuara në ranglistën e FIFA-s.

Shtetet e kualifikuara të cilat zënë pozitat nga 8 deri te 15 në ranglistë, do të vendosen në vazon e dytë, kurse nga pozitat 16 deri te ajo e 23 do të vendosen në vazon e tretë.

Në fund, vazo e katërt do të përfshijë kombëtaret e kualifikuara nga pozita e 24 deri te ajo e 28, plus tre vende që përfaqësojnë dy fituesit e “play-off-it” ndërkontinental dhe fituesin e mbetur të “play-off-it” të UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat