Capello: VAR-i mos të vendosë titullin

Futboll

Capello: VAR-i mos të vendosë titullin

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:28
Capello: VAR-i mos të vendosë titullin

Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit dhe i Milanit, shpreson që lufta për titullin kampion të mos ketë më protagonist arbitrat, por të caktohet në fushë, por në të njëjtën kohë ka dashur që të japë mendimin e tij edhe për çështjen “Dibala”:

“Tashmë nuk është më një luftë dyshe për titullin dhe mes favoritëve, ato që duhet të bëjnë më shumë kujdes, janë skuadrat që do të kenë përballë ekipe që rrezikojnë rënien.

Interi është favorit, por edhe Napoli mbetet konkurrent i frikshëm. Ndërkohë, kalendari i Milanit më duket më i ndërlikuari”. Një tjetër shqetësim i 73-vjeçarit janë arbitrat në VAR, që po krijojnë shumë polemika:

“Jam i shqetësuar për menaxhimin që po u bëjnë arbitrat situatave, sidomos ata në VAR. Vetëm në Itali ndodhin këto situata. Mendoj se diçka është prishur në raportin mes ekipeve dhe klasës arbitrale. Me vërshëllimat e tyre po shkaktojnë më shumë ankth sesa siguri”.

Mes merkatos dhe rendimentit, Paulo Dibala është një nga emrat më të përfolur të momentit. Capello ka një këshillë për argjentinasin. “Duhet t’i lutet Zotit që të mos dëmtohet më.

Teknikisht nuk diskutohet, por në vitet e fundit ka pësuar dëmtime të çdo lloji, ndaj mendoj se duhet të yshtet. Ndoshta, si katolik i mirë, mendoj se ka nevojë që të bëjë ndonjë pelegrinazh, pse jo te Ati Piu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat