Roma - Bodo/Glimt, shiten të gjitha biletat

Futboll

Roma - Bodo/Glimt, shiten të gjitha biletat

Më: 12 prill 2022 Në ora: 21:38
Roma - Bodo/Glimt, shiten të gjitha biletat

Stadiumi “Olimpico” i Romës do të jetë në zjarr për ndeshjen e kthimit me Bodo/Glimt në çerekfinale të Conference League. Janë shitur të gjitha biletat, që do të thotë se ky stadium do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë. Skuadra verdhekuqe do të tentojë të përmbyse humbjen 2-1 të ndeshjes së parë të zhvilluar në Norvegji.

Do të jenë plot 62 mijë spektatorë, që do t’u japin zemër lojtarëve të Romës, mes të cilëve do të jetë edhe Marash Kumbulla, futbollist i kombëtares shqiptare.

Trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, është i skualifikuar provizorisht nga UEFA pas përplasjes në tunel dhe në nga dhomat e zhveshjes me trajnerin e portierëve të Romës, Nuno Santos, mund të mos jetë i pranishëm. Ky vendimi tërboi klubin norvegjez dhe kjo kuptohet nga fjalët e drejtorit sportiv, Frode Thomassen:

“Jemi të tronditur nga kjo zgjedhje, sepse u futëm në një situatë të provokuar nga stafi i Romës. Është e papranueshme dhe e paarsyeshme, një gjë absurde. Ne duam që të dalë e vërteta. Ne do të argumentojmë se vendimi nuk qëndron dhe kemi besim se kur ta sqarojmë UEFA-n, dënimi do të ndryshojë”.

Për Thomassen, skualifikimi në Knutsen duhet të hiqet pa nëse dhe por:

“Nëse ai nuk mund të jetë me ne në Olimpico, do të jetë një gjë tragjike. Jo për vetë lojën, por për llojin e vlerave që duam të përcjellim në futboll".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat