Fiton 11 tituj radhazi

Futboll

Fiton 11 tituj radhazi

Më: 17 prill 2022 Në ora: 22:25
Fiton 11 tituj radhazi

Ludogorets fitoi titullin e 11-të radhazi të Bullgarisë. Kjo u bë fakt pasi skuadra e Razgradit mundi 4-1 Slavia Sofia në “Huvepharma Arena” dhe katër jave para përfundimit të playoffs, janë të paarritshem në krye të renditjes.

Lojtarët e Ante Shimundja kanë 67 pikë, ndërsa CSKA 53, pasi më herët sot ka arritur vetëm 0:0 ndaj “Levskit”. Slloveni Šimundža është i huaji i tretë radhazi që bëhet kampion me Razgradin pas Pavel Varba (2020) dhe Valdas Dambrauskas (2021).

Në vitin 2019, kur Ludogorets fitoi, skuadra drejtohej nga Stoycho Stoev, i cili tashmë kishte një titull në 2014. Në vitin 2018 trajner i “të gjelbërve” ishte Dimitar Dimitrov. Para kësaj, në tre vjet radhazi, “Ludogorets” triumfoi me mentorin Georgi Dermendzhiev (2017, 2016, 2015). Dy titujt e parë janë për llogari të Ivaylo Petev, kujton BGNES.

Këtë sezon ekipi u drejtua nga tre trajnerë. Sezoni filloi me Valdas Dambrauskas, i cili u zëvendësua nga Stanislav Genchev, dhe në dimër erdhi Šimundja. Nje arritje kjo pak a shume edhe e Tiranes kur ne vitin qe Egbo u shpall kampion e nisi fillimisht me Ahmataj, vazhdoi me Mema dhe ne fund e mbylli me Egbo.

E themeluar në vitin 1945 pas bashkimit të disa klubeve rurale të futbollit nga Rajoni Ludogorie, Ludogorets Razgrad fillimisht merrte pjesë në Divizionin e Tretë të futbollit të Bullgarisë. Ata u promovuan në Kategorinë e Dytë në vitin 1961. Në 1997 klubi u bashkua me FC Antibiotic Razgrad dhe u riemërua në FC Antibiotic-Ludogorets. Në 2005 klubi u shua.

Rritja e Ludogorets filloi në sezonin 2009/10 kur Aleksandar Aleksandrov, drejtor i FC Razgrad 2000, trashëgoi historinë dhe rekordet tradicionale të klubit të ish Antibiotic-Ludogorets, duke e kthyer emrin në PFC Ludogorets 1945 Razgrad. Skuadra arriti të hynte në Kategorinë e Dytë kur Ivaylo Petev u caktua si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat