Asnjë kontakt me Pep Guardiolën

Futboll

Asnjë kontakt me Pep Guardiolën

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:46
Asnjë kontakt me Pep Guardiolën

Asnjë kontakt me Pep Guardiolën.

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, në një intervistë për “UOL” siguron se nuk e testuar terrenin për të afruar trajnerin aktual të Manchester City-t në krye të “Seleçãos”, pas Botërorit 2022, teksa Tite ka paralajmëruar largimi.

“Ne të gjithë e dimë që Guardiola është një trajner fitues, një person që nuk ka nevojë për prezantim, por unë kurrë nuk kam kontaktuar me të, as nuk kam autorizuar dikë tjetër për ta bërë këtë në emër të CBF”.

Numri 1 i futbollit brazilian ka konfirmuar gjithashtu se përfaqësuesja e Brazilit do të luajë dy miqësore në përgatitje për Botërorin 2022, me Japoninë dhe Korenë e Jugut, dhe nuk ka përjashtuar një tjetër test të mundshëm, më 4 qershor, kundër Argjentinës, në Spanjë. Në Katar, Brazili do të përballet në fazën e grupeve me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat