Nuk shihet më si titullar nga Guardiola

Futboll

Nuk shihet më si titullar nga Guardiola

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:34
Nuk shihet më si titullar nga Guardiola

Një tjetër emër kandidat për sulmin e Barcelonës po qarkullon këto ditë në mediat spanjolle.

Sipas së përditshmes “Marca”, katalanasit janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Mançester Sitit, Gabriel Zhezus.

Braziliani 25-vjeçar nuk luan rregullisht te “Qytetarët” dhe po mendon një transferim diku tjetër.

Për më shumë akoma nëse Erling Haland do t’i bashkohet Sitit, siç pretendojnë mediat në Angli. Vlera e sulmuesit llogaritet në afro 30 milionë euro.

Duke qëndruar te merkatoja e Barçës dhe lidhjet e saj me Premier Ligën, mediat në Angli kanë bërë me dije se Aston Vila ka kërkuar një ulje çmimi për të firmosur me Kutinjon.

Barcelona e vlerëson me 40 milionë euro brazilianin, por klubi nga Birmingemi shpreson në një shifër më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat