Piatek: Kishim nevojë për kohë

Futboll

Piatek: Kishim nevojë për kohë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:51
Piatek: Kishim nevojë për kohë

Krzysztof Piatek, sulmuesi aktual i Fiorentina-s, është kthyer të flasë për eksperiencën e tij te Milan-i në një intervistë të dhënë në programin “1vs1” të DAZN.

“Në shtatë muajt e parë ka funksionuar gjithçka. Kam bërë shumë gola me Gattuso-n, më pas ka ardhur mister Giampolo që ka ndryshuar modulin dhe idenë e lojës”, ka thënë sulmuesi polak.

“Ishte një sistem në të cilin futbollistët nuk kanë luajtur në rolet e tyre, unë kam luajtur me Castillejo-n si sulmues dhe Suso-n si fantazist, këto nuk janë pozicionet e tyre.

Piatek i është përgjigjur edhe një pyetje në lidhje me Giampaolo-n: “Nuk mund të them se më ka kuptuar pak, por më duhej kohë për të luajtur me këtë sistem sepse ishte hera e parë që luaja me një fantazist dhe dy sulmues.

“Edhe unë duhet ta kuptoj se çfarë nuk funksionoi. Por mendoj se të dy kishim nevojë për kohë, dy muaj janë shumë pak”, ka shtuar Piatek.

Në fund, në lidhje me zgjedhjen për të ndërruar numrin e fanellës nga 19 te 9: “Kur kam shkuar te Milan-i, unë doja të merrja që në fillim fanellën me numrin 9, por Gattuso dhe klubi më kanë thënë se duhej të merrja 19 ose një numër tjetër sepse 9 duhej ta fitoja.

“Pas gjashtë muajsh kam marrë 9 dhe kam bërë pak gola dhe të gjithë tifozët më kanë thënë ‘pse e ndryshove numrin?'”, ka përfunduar sulmuesi polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat