Marmullaku, talenti i radhës që i bashkohet Kosovës 

Futboll

Marmullaku, talenti i radhës që i bashkohet Kosovës 

Më: 26 prill 2022 Në ora: 17:21
Laurent Marmullaku me presidentin Agim Ademi

Laurent Marmullaku është një tjetër futbollist që ka pranuar të luajë për Kosovën. Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë.

Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipet tona kombëtare.

Ardhja e tij në radhët e Dardanëve ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij.

Gjatë ditës së sotme mirëseardhje në radhët e Dardanëve i ka uruar edhe presidenti Agim Ademi, i cili e ka pritur Marmullakun në zyrën e tij. Ai e ka përgëzuar Laurentin për vendimin e marrë që ta përfaqësojë vendin e origjinës, derisa i ka uruar fat dhe suksese në karrierë.

Ndërkaq, vetë futbollisti e ka falënderuar kreun e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe për synimin e grumbullimit të talenteve më të spikatura në Evropë në ekipin kombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat