Tirana siguron vendin e parë në renditje

Futboll

Tirana siguron vendin e parë në renditje

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:52
Tirana siguron vendin e parë në renditje

Në këtë kampionat marrin pjesë 4 ekipe, që përfaqësojnë 4 qytete të vendit: Tirana (Tirana Futsall), Durrësi (Diamant Futsall), Elbasani (Elbasani Futsall) e Vlora (Flamurtari Futsall).

Tirana ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur skuadrën tjetër pretendente, Diamantin me shifrat 11-3. Kjo fitore i jep mundësi bardhebluve të sigurojnë vendin e parë në grup.

Sakaq, Flamurtari mundi në shtëpi Elbasanin me rezultatin 1-5, me vlonjatët që kanë mbledhur 7 pikë në pesë javë, ndërsa Elbasani nuk ka marrë asnjë fitore.

Pas përfundimit të kësaj faze, skuadrat do t’i drejtohen fazës së play-off-it, për të përcaktuar fituesin e parë të këtij kampionati, që do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

Java e gjashtë do të luhet këtë fundjavë me sfidat Tirana Futsal – Elbasani Futsal të shtunën dhe Flamurtari FC – Diamanti Futsal FC të dielën.

Renditja pas javës së pestë:

Tirana Futsal 15 pikë

Flamurtari Futsal 7 pikë

Diamant Futsal 7 pikë

Elbasani Futsal 0 pikë

Kampionati Kombëtar i Futsallës, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar këtë fundjavë ndeshjet e javës së pestë, teksa ka mbetur vetëm një javë nga fundi i këtij edicioni të parë që nisi në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat