Asensio, drejt largimit

Futboll

Asensio, drejt largimit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 14:19
Asensio, drejt largimit

E ardhmja e Marco Asensio-s në Real Madrid është gati të hyjë në një fazë të re. Spanjolli ndryshoi përfaqësuesin e tij, i cili tani është Jorge Mendes, dhe që do të takohet së shpejti me Real Madrid-in për të diskutuar për sulmuesin.

Sipas Fabrizio Romano-s, gazetarit italian të specializuar në tregun e transferimeve, 26-vjeçari përfundon kontratën me “Los Blancos” në 2023-shin dhe Jorge Mendes shpreson për një propozim të mirë nga Reali, një klub në të cilin lojtari është i gatshëm të vazhdojë.

Megjithatë mediet spanjolle raportojnë se ndaj Marco Asensio-s oferta nuk pritet të jetë shumë e lartë dhe ndaj spanjolli mund të largohet nga madrilenët këtë verë.

Ofertat e tjera nuk mungojnë, pasi ka shumë klube të interesuara për të.

Milani është një nga ata që ka shfaqur më shumë interes për 26-vjeçarin, por ka edhe skuadra në Premier League që e ndjekin nga afër, Liverpool, për shembull, ka vite që qëndron pas Marco Asensio-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat