Tefiku shpalos synimet: Do të ishte një ëndërr në Champions League

Futboll

Tefiku shpalos synimet: Do të ishte një ëndërr në Champions League

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:45
Tefiku shpalos synimet: Do të ishte një ëndërr në Champions League

Tefik Osmani është i ftuar në studion e “Ora Sport” , ku ka folur si kampion në “Abissnet Superiore“ me klubin e Tiranës. Një meritë e veçantë shkon edhe për të, i cili ka dhënë një kontribut të madh në rolin e drejtorit sportiv. Tefik Osmani shprehet se ka besim se Shehi do të mbetet trajner i badhebluve, ndërsa shton se dëshira më e madhe për të është të provojnë grupet e kompeticioneve europiane.

“Derbi, do apo s’do, i ka emocionet. Dje kemi pasur emocion mbi emocion. Ne kemi ndryshuar nga vjet. Nuk ka ndodhur në klubin e Tiranës që të ngrenë dorën dhe të thonë kam gabuar.

Të gjitha fajet ia kanë lënë presidentit. Shumica që më njohin, gjithmonë kam qenë lart, por kam pasur raste edhe që jam rrëzuar.

Mund të them që jam “tradhëtuar” nga njerëzit e afërt. Mund të kujtoj momentin kur jam larguar nga Korça. Kemi dalë kampion, patëm ato problemet kur Skënderbeu u dënua dhe u quajta “tradhëtar“. Por nuk dua t’i kthehem këtyre gjërave.

Në bisedat që kam bërë me Orgesin që zgjati 2 orë e ca, dëshira ishte që të vazhdojë. Unë kam besim që do të jetë trajneri ynë. Edhe para pak ditësh kur kemi folur, synimi ka qenë që të provojmë Europën.

Njerëzit që rrinë afër meje e dinë se unë kam thënë që brenda tre vite të jemi diku te grupet, por Conference League apo Europa League… Do ishte një ëndërr në Champions League”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat