FFK refuzon edhe ankesën e drejtorit të Dritës

Futboll

FFK refuzon edhe ankesën e drejtorit të Dritës

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:05
FFK refuzon edhe ankesën e drejtorit të Dritës

Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur vendimin për refuzimin e ankesës së Valon Zymberit.

Komisioni Disiplinor më 28 prill mori vendim për të dënuar Zymberin me 200 euro gjobë dhe me 6 muaj ndalim i kryerjes së detyrës.

Drejtori sportiv i klubit të Dritës u ankua lidhur me këtë vendim, por ankesa e tij sot është hedhur poshtë.

Në arsyetimin e Komisionit për Ankesa thuhet se Zymberi nuk ka paraqitur fakte bindëse që ky komision t’i trajtojë pastaj.

Deri te shqiptimi i dënimit ndaj Valon Zymberit erdhi pas deklaratave të tij, ku ai ishte deklaruar publikisht kundër mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të 6 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat