Origi mund të mos jetë lojtari i vetëm që pritet të largohet nga Liverpooli

Futboll

Origi mund të mos jetë lojtari i vetëm që pritet të largohet nga Liverpooli

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:46
Origi mund të mos jetë lojtari i vetëm që pritet të largohet nga Liverpooli

Divock Origi raportohet se mund të mos jetë lojtari i vetëm që pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj verë.

Mediet britanike të shtunën shkruajnë se rrugën e Origit, mund ta ndjekin edhe dy yjet e ‘The Reds’, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

E ardhmja e dyshes se sulmit të skuadrës së Jurgen Klopp ende është në pikëpyetje. Salah dhe Mane akoma nuk kanë rinovuar kontratat me klubin nga ‘Anfield’.

“E ardhmja e Sadio Mane dhe Mohamed Salah është vënë në pikëpyetje kohëve të fundit”, shkruajnë mediet në ishull.

Salah dhe Mane janë duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane. Kjo verë mund të jetë e ‘nxehtë’ për klubet që janë hedhur në sulm për Salah dhe Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat