Drita nënshkruan kontrata profesionale me dy talentet!

Futboll

Drita nënshkruan kontrata profesionale me dy talentet!

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:42
Drita nënshkruan kontrata profesionale me dy talentet!

Drita e Gjilanit mendon për të ardhmen, duke nënshkruar me dy talentë.

Është fjala për Eron Isufin dhe Eridon Malokun.

Klubi ynë, FC Drita nënshkruan kontrata profesionale me dy talentët tanë.

FC Drita me kënaqësi ju njofton se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Eron Isufi dhe Eridon Maloku.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.

Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të DRITËS për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.

Eron Isufi, portier dhe Eridon Maloku, sulmues qëndror janë produkt i shkollës së futbollit Drita, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat