Chelsea i ka bërë një ofertë agjentit të lojtarit

Futboll

Chelsea i ka bërë një ofertë agjentit të lojtarit

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:54
Chelsea i ka bërë një ofertë agjentit të lojtarit

Duket e vështirë për Mohamed Salah që të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpooli edhe sezonin e ardhshëm. Lojtari dhe klubi duke se janë shumë larg njëri-tjerit dhe gjetja e gjuhë të përbashkët nuk ekziston.

Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2023, nëse nuk rinovon me siguri do të ndryshojë skuadër, ndërsa prioritet për afrikanin është të vazhdojë në Premier League.

Sipa TodoFichajes, Chelsa ka hyrë fuqishëm në garë për anësorin. Pronaret e rinj të Bluve planifikojnë të bëjnë një investim të madh këtë verë dhe në projektin e ri duan të tranferojnë edhe Salah.

Kujtojmë që Salah ka qenë dikur pjesë e Chelsea ne fillimet e karrierës së tij dhe ai e mirëpret një rikthim në Londër.

Chelsea i ka bërë një ofertë agjentit të lojtarit dhe nëse konfirmohet, Salah do të bëhej lojtari më i paguar në Premier League.

Liverpool, nga ana e tij, tashme e ka bërë të qartë se nuk do të negociojë për më pak se 120 milion euro, një shumë që Chelsea do të duhet ta paguajë nëse dëshiron që operacioni të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat