Denoncon në UEFA Juventusin, PSG-në dhe Manchester City-n

Futboll

Denoncon në UEFA Juventusin, PSG-në dhe Manchester City-n

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 11:38
Denoncon në UEFA Juventusin, PSG-në dhe Manchester City-n

La Liga është hedhur në sulm ndaj parregullsive financiare të klubeve të medha në Evropë. Presidenti Javier Tebas ka denoncuar PSG-në, por përpos klubit parisien, ai ka denoncuar  edhe dy klube të tjera.

AS ka mësuar se janë denoncuar po ashtu edhe Manchester City e Juventusi.

Objektivi është të mbrohen klubet spanjolle dhe evropiane nga konkurrimi në kushte inferiore kundër të tjerëve që punëdhënësit i konsiderojnë se shkelin rregullat dhe përveç kësaj vënë në rrezik ekosistemin e futbollit.

City dhe PSG janë denoncuaar sepse konsiderohen si klub-shtete dhe nuk respektojnë Planin e Drejtë Financiar të UEFA-s.

Në rastin e Juventusit, klubi i tretë i denoncyuar nga La Liga në UEFA, është për shkak të hetimit që filloi nëntorin e kaluar në Itali kundër skuadrës Bianconerëve për mashtim të dyshuar kontabël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat