Çfarë kundërshtari është Italia?

Futboll

Çfarë kundërshtari është Italia?

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 13:47
Flick

Përpara se kombëtarja gjermane të nisë sot me duelin kundër Italisë në Ligën e Kombeve, trajneri i kombëtares, Hansi Flick, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në qendrën e DFB-së.

"Nuk është e lehtë të parashikosh kundërshtarin që do të kemi nesër (sot).

Roberto Mançini tani po fillon një cikël të ri dhe ka një skuadër shumë të madhe me shumë lojtarë të rinj dhe ambiciozë. Të gjithë kemi qenë tifozë të kësaj skuadre gjatë Kampionatit Europian.

Mënyra se si ata luanin futboll ishte mbresëlënëse. Mançini do të provojë përsëri dhe ai ka cilësi të jashtëzakonshme për ta bërë këtë", ka thënë Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat