Situata aktuale në grupin e kuqezinjve

Futboll

Situata aktuale në grupin e kuqezinjve

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 22:51
Situata aktuale në grupin e kuqezinjve

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Islandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Edhe pse kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 30-të me anë të Seferit, vendasit barazuan shifrat në të 49-tën me Thorstenson, pas një gabimi të Gjimshitit në mbrojtje.

Edhe pse objektiv ishte fitora, barazimi i kuqezinjve të Rejës mund të konsiderohet pozitiv, duke pasur parasysh faktin që luanim në transfertë.

Shqipëria momentalisht renditet në vendin e 3-të me vetëm 1 ndeshe të luajtur, me pikë të barabarta me Izraelin dhe një pikë më pak se Islanda që ka zhvilluar 2 duele.

Vlen të theksohet fakti, se Shqipëria do të rikthehet të luajë më 10 qershor, ku do të përballet me Izrealin në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat