Selektori i Gjermanisë: Anglezët janë jashtëzakonisht të fortë

Futboll

Selektori i Gjermanisë: Anglezët janë jashtëzakonisht të fortë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 10:59
Selektori i Gjermanisë: Anglezët janë jashtëzakonisht të fortë

Nga një klasik në tjetrin. Pas ndeshjes hapëse të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Italisë të shtunën, kombëtarja gjermane luan sot ndaj Anglisë në Mynih.

Një ditë para duelit tradicional, trajneri i kombëtares, Hansi Flick, foli në një konferencë shtypi për ndeshjen e ardhshme.

Është harruar ndeshja me Italinë?

Jemi përgatitur mirë për Anglinë. Nëse luajmë lojën tonë, shpresojmë që nesër të shohim një paraqitje të mirë dhe një fitore nga Gjermania në stadiumin e mbushur plot me tifozët tanë.

Si e parashikoni Anglinë?

Anglezët janë jashtëzakonisht të fortë, gjë që do të kërkojë një impenjim shumë të madh për ne. Gjithsesi, ne mezi presim ndeshjen. Do të jetë e rëndësishme të luftojmë kundër tyre dhe ta realizojmë planin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat