Anglezët shkaktojnë trazira në Munih

Futboll

Anglezët shkaktojnë trazira në Munih

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:09
Anglezët shkaktojnë trazira në Munih

Më shumë se 4 500 tifozë anglezë do të jenë të pranishëm në Mynih (Allianz Arena) për ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë. Policia vendase ka arrestuar të paktën shtatë ultras të “Tre Luanëve” për prishje të rendit publik.

Disa prej prej tyre janë ndaluar pasi kanë provokuar forcat e rendit, një për përdorimin e flakadanëve në ambiente të mbyllura dhe një tjetër për urinim në publik.

Federata e Futbollit ka punuar me policinë lokale dhe shërbimet e sigurisë për të kufizuar trazirat në Gjermani. Mbështetësve të Anglisë u janë ndarë rreth 3 500 bileta për këtë ndeshje në transfertë, por një pjesë e konsiderueshme e tifozëve angleze kanë blerë bileta në sektorët e vendësve.

Është hera e parë që Anglia do të ketë një mbështetje të konsiderueshme jashtë fushe që nga bllokimi fillestar për shkak të pandemisë në mars 2020. Gjithashtu kjo do të jetë sfida e parë në Mynih që kur mposhti Gjermaninë 5-1 në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës në vitin 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat