Ku do të paraqitet në të ardhmen?

Futboll

Ku do të paraqitet në të ardhmen?

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:58
Ku do të paraqitet në të ardhmen?

Kalido Koulibaly akoma nuk ka gjetur marrëveshjen me Napolin për rinovimin e kontratës mes tyre, dhe ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të tij nga skuadra italiane.

Aktualisht qendërmbrojtësi senegalez është i angazhuar me kombëtaren, ndërsa në një intervistë është pyetur edhe për të ardhmen e tij.

“Për momentin mendoj për Senegalin dhe më pas do të shkoj me pushime.

Nuk dua të të gënjej, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen time.

Jam i angazhuar me kombëtaren dhe nuk kam pasur mundësinë të flas për të ardhmen”, ka deklaruar Kaulibaly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat