Presidenti i Getafes: Klubi ka rastin ta marrë Balen

Futboll

Presidenti i Getafes: Klubi ka rastin ta marrë Balen

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 19:37
Presidenti i Getafes: Klubi ka rastin ta marrë Balen

Presidenti i Getafe, Angel Torres ka thënë se skuadrës së La Ligës i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Gareth Bale pas largimit të sulmuesit nga Real Madrid.

Bale do të jetë zyrtarisht lojtar i lirë në fund të këtij muaji kur kontrata e tij në Santiago Bernabeu do të përfundojë. 

“Kam folur me përfaqësuesit e Gareth Bale. Ata na e kanë ofruar atë. Por ne do të duhet ta studiojmë atë", ka thënë Torres.

32-vjeçari është në kërkim të një klubi të ri për të ruajtur gjendjen e tij fizike, pasi me fitoren ndaj Ukrainës të dielën, çoi Uellsin në Kupën Botës pas një pauze prej gjashtëdhjetë e katër vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat