Barcelona me probleme

Futboll

Barcelona me probleme

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:56
Barcelona me probleme

Situata ekonomike e klubit po e detyron Barcelonën të ndërmarrë hapa ekstreme për zgjidhjen e situatës, me katalanasit të cilët kanë ndërtuar një plan për të ulur kostot financiare të klubit edhe nëpërmjet reduktimit të pagave të disa prej titullarëve të skuadrës.

Kjo situate duket se ka krijuar pakënaqësi edhe te disa prej veteranëve të skuadrës, siç është edhe rasti i mesfushorit spanjoll Sergioe Busquets i cili ka kritikuar hapur mënyrën sesi klubi po i ndërmerr këto hapa dhe faktin se lojtarët po i marrin njoftimet nga media dhe jo nga vetë Barcelona.

“Kam dëgjuar të fliten shumë gjëra këto kohë që kam qenë me pushime, nuk e di çfarë do të ndodhë kur të kthehem.

Më pëlqen kur gjërat mi thonë në fytyrë dhe jo ti marrë vesh nga të tjerët.

Jam gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, por nuk kanë propozuar ende asgjë nga ato që dëgjojmë përreth.”, u shpreh Busquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat