Kroos: Puna jonë ka shumë cilësi

Futboll

Kroos: Puna jonë ka shumë cilësi

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:06
Kroos: Puna jonë ka shumë cilësi

Toni Kroos beson se arsyeja pse Real Madrid ka një mesfushë shumë të mirë është i gjithë grupi bashkë.

I pyetur nga mediat për bashkëpunimin me Casemiron, gjermani tha: “Puna jonë ka shumë cilësi, kjo për faktin se secili prej nesh e njeh tjetrin dhe e di se si duhet të punojmë së bashku.”

Më tej 32-vjeçari ka bërë një deklaratë të çuditshme, duke thënë se as tre klone të tijtë nuk do bënin një mesfushë më të mirë se kjo që ka aktualisht Real Madridi.

“Tre klone të Toni Kroos? Nuk do ishte shumë efektive. Ne plotësojmë njëri-tjetrin në fushë, sepse ne duam të luajmë bashkë dhe të jemi të suksesshëm bashkë. Dhe kemi një skuadër të shkëlqyer që mbron dhe ekzekuton shumë mirë.”-tha ai.

Kroos ka fituar tre tituj të La Ligas dhe katër Champions League qëkur ka kaluar nga Bayern Munich te madrilenët në 2014-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat