Busquets: Presidenti të ma thotë në sy

Futboll

Busquets: Presidenti të ma thotë në sy

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 16:03
Busquets: Presidenti të ma thotë në sy

Kriza financiare nuk po e lejon klubin e Barcelonës të marrë frymë lirisht me drejtuesit katalanas që janë detyruar të marrin një sërë masash për të mbuluar shpenzimet që ka një klub futbolli i nivelit të tyre.

Nga lënia me qera e stadiumit Camp Nou për ndeshjet e kalçetos dhe dasmave, tashmë presidenti Joan Laporta po mendon të vendosë një “tavan” për rrogat. Asnjë futbollist i blaugranave nuk do të përfitojë më shumë se 10 milionë euro në sezon, ndërsa ata që aktualisht e kanë një pagë më të lartë do të jenë të detyruar ta ulin atë.

Fjala është për lojtarë si Pique, De Jong apo kapiteni Sergio Busquets. Këtë njoftim presidenti Laporta e bëri në konferencë për shtyp, ndërsa kjo ka sjellë irritmin e Busquets. Mesfushori kritikoi ashpër Laportën dhe theksoi se vendime të tilla duhet të diskutohen në prani të lojtarëve dhe këta të fundit nuk kanë pse ta mësojnë lajmin nga mediat.

“Unë dua që presidenti të m’i thotë vendimet në sy dhe të mos i zbulojë më parë në media.

Ende nuk ka thënë asgjë në mënyrë konkrete, por mendoj se është më mirë kur personi përballë është i drejtpërdrejtë. Nuk është vendimi më i mirë për të folur para mediave, duhen sqaruar gjërat brenda grupit fillimisht.

Unë nuk e kam problem të ndihmoj klubin, edhe në aspektin financiar. Unë gjithnjë kam ulur kokën dhe kam punuar, e kam treguar këtë. Rinovimi? Nuk e mendoj, jam i fokusuar te ndeshjet që kanë mbetur me Spanjën. Pas kësaj do të shkoj me pushime dhe të shohim nëse dikush do të më ofrojë ndonjë alternativë”, u shpreh 33-vjeçari të cilit kontrata me Barcelonën i përfundon në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat